Zeneli e pranon një gjë

Futboll

Zeneli e pranon një gjë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:10
Zeneli e pranon një gjë

Arbër Zeneli në një intervistë për Fotbollskanalen tregoi se Chelsea kishte shprehur interesim për të dhe tregoi arsyen pse kishte zgjedhur më pas skuadrën franceze, Reims.

Nëntë ditë para transferimit të Zenelit në Reims , British Sky Sports shkruajti se Chelsea dhe disa britanikë të tjerë po ndiqnin përparimin e lojtarit. Ai vetë thotë se në të vërtetë kishte të vërteta në informacion dhe se ekipi anglez ishte i interesuar.

“Po, kam biseduar me agjentin dhe ishte dukshëm e qartë se ata ishin të interesuar. Megjithatë, unë zgjodha Reims, për shkak se pata ndjesinë se në atë kohë nuk isha në 100%-shin tim” – u shpreh reprezentuesi tonë.

Zeneli pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu do të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e marsit në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat