Llapi pëson fiasko të papritur në shtëpi të veten

Futboll

Llapi pëson fiasko të papritur në shtëpi të veten

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:48
Flamurtari

Llapi nga Podujeva pësoi fiasko të papritur si vendas përkatësisht në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Askush nuk e priste humbjen e Llapin me 1:4 nga Flamurtari i Prishtinës. Sunaj Keçi, kryetrajner i Flamurtarit, ka arritur tri pikë të rëndësishme në luftë për të siguruar ekzistencën, kurse llapjanët ngecin në luftë për titullin e kampionit.

Në minutën e 28-të, Gentrit Begolli ka realizuar për 0:1, ndërsa pas katër minutave (32’) Shend Kelmendi shtonë epërsinë në 0:2.

Në pjesën e dytë, Begolli shënon golin e dytë të tij personal dhe për 0:3 në minutën e 75-të.  

Në minutën e 88-të, Muhamet Hyseni ngushton rezultatin në 1:3. Festim Krasniqi në minutën e 90+2 vulos rezultatin në 1:4. Llapi është në pozitën e shtatë me 24 pikë dhe Flamurtari renditet i nënti me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat