Kështu përfundoi kryendeshja Gjilani-Prishtina

Futboll

Kështu përfundoi kryendeshja Gjilani-Prishtina

Nga: K. G. Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:52
Kështu përfundoi kryendeshja Gjilani-Prishtina

Kryendeshja e javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës është zhvilluar në Gjilan, në mes Gjilanit dhe Prishtinës, e cila përfundoi pa fitues (0:0).  

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani dhe ai i Prishtinës,  Armend Dallku, u paraqitën me përbërjen me të mirë, por sulmuesit qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër nuk u treguan të saktë.

Në minutën e 17-të, Ahmed Januzi  përfiton nga një gabim i vendasve dhe del i vetëm me portierin Kenan Haxhihamzën,  por pa sukses, ngase ky i fundit intervenon me sukses të madh. Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, kroati Tomislav Bushiç godet mirë me kokë por portieri i Prishtinës Visar Bekaj nuk befasohet. Në minutën e 72-të, Gerhard Progni i vetëm me Bekajn, por dështon.  

Gjilani është në vend të dytë me 32 pikë dhe Prishtina mban pozitën e katërt me 31 sosh.

IPKO Superliga
Gjilani-Prishtina    0:0
Trepça ’89-Drita    3:1
Llapi-Flamurtari    1:4
E hënë
Vushtrria-Ballkani    13.00
Drenica-Ferizaj    13.00
Feronikeli-Dukagjini    13.00

Tabela 
1. Ballkani    16    10    4    2    34
2. Gjilani    17    10    2    5    32
3. Drita    17    9    4    4    31
4. Prishtina    17    9    4    4    31
5. Feronikeli    16    7    3    6    24
6. Drenica    16    6    6    4    24
7. Llapi    17    7    3    7    24
8. Trepça ’89    17    6    5    6    23
9. Flamurtari    17    5    4    8    19
10. Ferizaj    16    5    0    11    15
11. Vushtrria    16    3    3    10    12
12. Dukagjini    16    2    2    12    8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat