Shkëndija pa respekt për Shkupin dhe ish trajnerin e saj

Futboll

Shkëndija pa respekt për Shkupin dhe ish trajnerin e saj

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Shkëndija pa respekt për Shkupin dhe ish trajnerin e saj

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi, nuk tregoi aspak respekt për  Shkupin dhe ish trajnerin e saj, Qatip Osmani, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:0 në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët bënë lojë të madhe dhe arkëtuan tri pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës.

Golat i shënuan Besart Ibraimi (2' e 41'-nga penalltia), Stenio Junior (27' e 89'). Boreci nga Velesi e mposhti me 1:0 skuadrën shqiptare, Renovën. Renova e pafat që të kthehet me pikë, e cila pësoi gol në minutën e 5-të kur realizoi Prelcec, Struga Trim &Lum kthehet me një pikë, barazon 1:1 me Makedonija GP.

Florent Osmani shënon në minutën e parë dhe Padu (7') për Makedonija GP. Shkëndija është në vend të dytë me 27 pikë dhe ka 8 me pak se lideri Vardari, ndërsa Struga renditet në vend të gjashtë me 23, Shkupi i shtati me 22 dhe Renova e nënta me 16 pikë.

Liga e Maqedonisë së Veriut  
A. Pandev-Vardari    0:3
Boreci-Renova    1:0
Rabotniçki-Sileksi    1:1
Shkëndija-Shkupi    4:0
Makedonija GP-Struga Trim&Lum    1:1

Tabela

1. Vardari    17    10    5    2    35
2. Shkendija    17    8    3    6    27
3. Akademija Pandev    17    7    6    4    27
4. Sileksi    17    7    3    7    24
5. Makedonija GP    17    5    8    4    23
6. Struga Trim & Lum    17    6    5    6    23
7. Shkupi    17    5    7    5    22
8. Boreci    17    5    4    8    19
9. Renova    17    4    4    9    16
10. Rabotniçki    17    4    3    10    15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat