Maqedonia e Veriut– Kosova, ja data kur vendoset zyrtarisht qyteti i ndeshjes - Bota Sot
Maqedonia e Veriut– Kosova, ja data kur vendoset zyrtarisht qyteti i ndeshjes

Futboll

Maqedonia e Veriut– Kosova, ja data kur vendoset zyrtarisht qyteti i ndeshjes

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Maqedonia e Veriut– Kosova, ja data kur vendoset zyrtarisht qyteti i ndeshjes

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen në mars të vitit 2020, ndeshje kjo e vlefshme për “play off” e Euro 2020.

FFM-ja do të jetë nikoqir i kësaj përballje të rëndësishme për të dyja kombëtaret, pasi kanë gjasa reale që për herë të parë të jenë pjesëmarëse në një event kaq të madh të futbollit evropian.

Kjo ndeshje zgjon interes të madh tek të gjithë jo vetëm  në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, por edhe më gjërë.

Sportpres nga shërbimet e UEFA-së, ka marrë konfirmimin se FFM-ja,më së voni deri më 20 dhjetorë 2019, do të duhet të përcaktojë stadiumin se ku do të luhet ndeshja. Për qeverin e futbollit vendor dy stadiume janë tërheqëse (plotësojnë standardet e UEFA), ai në Shkup dhe Strumicë me standard minimale.  

Shkupjanët dhe rethina si dhe të Kosovës do kishin dashur që ndeshja të luhej në Shkup, por pasi ndeshja do jetë e rrezikut të lartë mund të transferohet në lindje të Maqedonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat