Skuadra e Arsenalit, me trajnerin e përkohshëm Fredrik Ljungberg, nuk arritën me shumë se një barazim (2:2) në udhëtim kundër Norwich-it, në takimin e javës së 14-të të Premier League në futboll.
Pukki (21') e Cantwell (45+2') shënuan për Norwich-in dhe Aubameyang (29'-nga penalltia e 57') realizoi për Arsenalin.
Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka u paraqitën standardë por jo edhe të dalin me pikë të plota nga Norwich.
Arsenali është në vend të tetë me 19 pikë dhe Norwich i 19-ti me 11 sosh.