Milot Rashica si bombë, hallakat gjermanët! Mrekulli se çka bëri...

Futboll

Milot Rashica si bombë, hallakat gjermanët! Mrekulli se çka bëri...

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 18:28
Milot Rashica shpërthen në Gjermani

Werderi i falet reprezentuesit të Kosovës, Milot Rashica, i cili shënoi dy gola. Werderi e mposhti në udhëtim me 3:2 Wolfsburgun, në ndeshjen e javës së 13-të Bundesliga I.

Rashica si bombë, shënon dy gola. Në minutën e 12-të Rashica me mjeshtri shënon nga penalltia, portieri Casteels në anën e djathtë e ai përtokë e plason topin në majtë.

Në minutën e 83-të Rashica nga 13-14 metra me goditje të fortë e përtokë e plason topin në këndin e majtë dhe 2:3. Rashica festoi me shqiponjën dykrenare, i cili tregoi lojë të madhe me bashkëlojtarë dhe u kthyen me pikë të plota.

Rashica luajti titullar, ndërsa Admir Mehmedi deri në minutën e 60-të për Wolfsburgun.  Rashica (12'-nga penalltia e 83'), Bittencourt (39') shënuan për Werderin dhe Weghorst (36') e William (83') për Wolfsburgun. Werderi është në vend të 12-të me 14 pikë dhe Wolfsburg i nënti me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat