Presidenti i Federatës çeke: Ky biznesmen nga Presheva më bindi të votoj për Kosovën në UEFA - Bota Sot
Presidenti i Federatës çeke: Ky biznesmen nga Presheva më bindi të votoj për Kosovën në UEFA

Futboll

Presidenti i Federatës çeke: Ky biznesmen nga Presheva më bindi të votoj për Kosovën në UEFA

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 18:54
Presidenti i Federatës çeke: Ky biznesmen nga Presheva më bindi të votoj për Kosovën në UEFA

Pragë, 1 dhjetor -Pas arritjes së suksesit historik me pranimin e Kosovës në UEFA (03.05.2016) kryetari i Federatës Çeke të Futbollit, Mirosllav Pelta pranon se ka votuar për pranimin e Kosova. “Per ta perkrahur Kosoven me ka bindur një biznesmen shqiptar nga Presheva, eshte ky jarani im i ngushtë,  biznesmeni i njhur ne Evropë Bashkim Qazimi, me të cilin njihemi qe njeqind vjete” ka thenë ai duke qeshur, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” 

Kryetari i Federatës Çeke të Futbollit, Mirosllav Pelta: Sikur t’mos ishte Bashkim Qazimi, nuk di a do te ishte sot Kosova anetare e UEFA-s

Ne vazhdim kryetari i Federatës Çeke të Futbollit, Mirosllav Pelta ta se “Bashko  e vite më flet për nevojën e pranimit të Kosovës jo vetëm në UEFA por në të gjitha asociacionet sportive. Falë argumenteve që mi ka numëruar Qazimi, unë dsiten kur u votua ne UEFA nuk kisha kurreefare dileme se duhet te votoj për pranimin e Kosovës”

Ai thotë se bashkë me biznesmenin Qazimi kanë lobuar edhe te federata të shteteve tjera, për t’i bindur që të votojnë për Kosovën. Për biznesmenin Qazimi, dita e sotme është një ditë e madhe si për të gjithë shqiptarët.

“Me Mirosllav Pelta njihem me vite të tëra. Më vjen mirë që lobimi im ka rezultuar me sukses dhe që kam dhënë një kontribut sado të vogël për këtë arritje historike të Kosovës. Bashkë me mua gati në çdo takim me kryetarin e federatës çeke ka qenë edhe biznesmeni kosovar Uilson Bisaku-Vili”, thotë biznesmeni Qazimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat