Minatori është njëra prej skuadrav pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Faruk Statovci gjendet në pozitën e tretë me 33 pikë të tubuara dy më pak se Kika që mban pozitën e parë.
Por skuadra e Minatorit mund të mbetet pa njërin ndër futbollistët kryesor të skuadrës Enis Stubllën, i cili për faqen Futbolli i Kosovës u shpreh:"Kam disa oferta nga disa skuadra të Ligës së Parë, por së pari do të bisedojë me kryesinë e Minatorit pastaj do të vendosi për të ardhmen".
Ai ka treguar paraqitje të mirë edhe në ndeshjen ndaj Prishtinës e cila u zhvillua në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.
Enis Stublla këtë sezonë me Minatorin ka arritur të shënoj 10 gola, por duke arritur të dhuroj edhe shumë asistime për bashkëlojtarët.