Pochettino jep lajmin e madh për të ardhmen e tij

Futboll

Pochettino jep lajmin e madh për të ardhmen e tij

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:11
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino është gati të rikthehet menjëherë në punë vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Tottenham.

Duke folur për Fox Sports Argjentina në një vizitë në ish-klubin e tij të Newell’s Old Boys, ai tha: “Ka shumë klube dhe projekte tërheqëse që m’u kanë ofruar”

“Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që unë të pastroj kokën pas pesë sezonesh të pabesueshme me Tottenham. Qëllimi im është të rikthyejë vetë-motivimin tim.

“Është qëllimi im të kthehem të menaxhoj në Evropë. Është e vështirë për mua të imagjinoj një projekt në Argjentinë. Sidoqoftë, për hir të familjes time, unë nuk do të refuzoja të punoj këtu.”

“Por tani më duhet të jem i qetë për disa ditë dhe të shoh se çfarë ndodh”, përfundoi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat