‘Topi i Artë’, Hazard, De Bruyne… Aguero!

Futboll

‘Topi i Artë’, Hazard, De Bruyne… Aguero!

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:14
Eden Hazard

‘France Football’ vazhdon t’i rendisë futbollistët nga 30 deri në 1, kur do të mësohet përfundimisht fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019. 30 kandidatët ishin mësuar tashmë në tetor…

Në radhë janë futbollisti i Manchester City, Sergio Aguero 16, Matthijs de Ligt (Juventus) 15, Kevine De Bruyne (Manchester City) 14, Eden Hazard (Real Madrid) 13 dhe Raheem Sterling 12, Frenkie de Jong 11.

Renditja deri më tani: Joao Felix (Atletico Madrid), Marquinhos (PSG), (Donny van de Beek) ndajnë pozitën e 28, Karim Benzema (Real Madrid) dhe Gini Wijnaldum (Liverpool), ndajnë pozitën e 26.

Kalidou Koulibaly, Marc Andre Ter Stegen 24, 23 Hugo Lloris (Tottenham), Son Heung-Min (Tottenham) i 22-ti, dhe Aubameyang (Arsenal) e Tadic (Ajax), të cilët ndajnë pozitën e 20-të.

Trent Alexander-Arnold është emëruar si i 19-ti më i mirë për vitin 2019, Antoine Griezmann në pozitën e 18, Roberto Firmino në pozitën e 17.

Më i miri në ceremoninë në Paris për vitin 2019, besohet të shpallet Lionel Messi i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat