Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është tallur keq me Ronaldon.
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka shkuar fare në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, pasi e ka mësuar se nuk e ka fituar çmimin e Topit të Artë.
Van Dijk dhe Messi janë të preferuarit për ta fituar çmimin e madh që jepet nga ‘France Football’.
Në një intervistë për RTL7, Van Dijk ironizoi me mungesën e Ronaldos në këtë ceremoni, duke thënë:
Gazetari: “A mendoni që mungesa e Ronaldos do të thotë një rival më pak?”
Van Dijk: “Pse a është Ronaldo njëri nga rivalët a?”