Rashica në formacionin e javës në Bundesliga

Futboll

Rashica në formacionin e javës në Bundesliga

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:37
Milot Rashica

Milot Rashica ka zënë përsëri vend në formacionin e javës në Bundesliga.

Ylli i Werder Bremen dhe kombëtares së Kosovës, Rashica, ka shkëlqyer në këtë fundjavë në kampionatin elitar gjerman.

Rashica shënoi dy herë kundër Wolfsburg, për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj paraqitje, ai është vlerësuar me 8.5, duke zënë një vend në formacionin e javës në Bundesliga.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat