Shqipëria U-17 njeh kundërshtarët për Europianin "Euro 2021"

Futboll

Shqipëria U-17 njeh kundërshtarët për Europianin "Euro 2021"

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:37
Foto

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë.

Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 2 sëbashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë. 

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do ti luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020. S

Shqipëria do ti luajë ndeshjet në Rumani në datat 22, 25 dhe 28 Tetor.

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta sëbashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do ti bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021. 15 skuadrat më të mira do ti bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat