Nuk kemi frikë nga askush

Futboll

Nuk kemi frikë nga askush

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:47
Nuk kemi frikë nga askush

Lacio do të presë Juventusin në shtëpi këtë fundjavë, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, për faktin se të dyja ekipet bëjnë një lojë të hapur.Roma-Lazio-Strakosha

Juventusi kërkon fitoren me çdo kusht pas atij barazimi ndaj Sasuolos, që kaloi bardhezinjtë në vendin e dytë, por edhe Lacio shpesh herë ka treguar se për “Zonjën e Vjetër” nuk është një ekip i lehtë.

Për këtë ndeshje ka folur edhe portieri Tomas Starkosha, i cili u shpreh se është një sfidë e rëndësishme, por nuk kanë frikë asnjë ekip. “Të shtunën na pret një sfidë shumë e rëndësishme, por ne nuk kemi frikë nga askush.

Ne e respektojmë në maksimum Juventusin, ata janë një ekip i shkëlqyer, të cilët do të kërkojnë fitoren. Megjithatë për ne çdo pikë është e çmuar dhe mendojmë të vazhdojmë rrugën tonë duke dhënë më të miorën.”, u shpreh gardiani kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat