Tifozët kënduan kore kundër Griezmann dhe Barcelonës| Atletico Madrid është në telashe të mëdha

Futboll

Tifozët kënduan kore kundër Griezmann dhe Barcelonës| Atletico Madrid është në telashe të mëdha

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:23
Pamje nga ndeshja

Delegatët ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona tashmë kanë raportuar në Komitetin Ekzekutiv për koret kundër Griezmann në këtë ballafaqim.

Skuadra e Atletico Madridit mund të jetë në telshase të mëdha për shkak të sjelljes së turpshme të tifozëve të tyre, të cilët kënduan kore “Vdekje për Griezmannin” në takimin e së dielës, ku Barcelona fitoi me rezultatin 0:1.

Komunikata drejtuar Komitetit është kjo:

1. Në minutën e 7-të të ndeshjes, rreth 2000 tifozë vendas të vendosur në sektorin e Jugut, prapa golës kënduan kore kundër Barcelonës.

2. Pak para startit të pjesës së dytë, të njëjtit tifozë kënduan korin: “Vdekje për Griezmannin”

3. Në minutën e 72’të, tifozët e vendosur në jug sërish kënduan kore kundër Barcelonës.

4. Në minutën e 86-të të ndeshjes, dhe pas golit të Messit, nga njëra anë ku gjendeshin tifozët vendas, u hodh një ombrellë në fushë. Kjo ombrellë u mor nga gjyqtari i takimit dhe iu dorëzua delegatit lokal.

Në ditët në vijim pritet që Federata spanjolle të vendosë për dënimin që do t’i jepet Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat