Deklarata më interesante e Messit për Barcelonën - Bota Sot
Deklarata më interesante e Messit për Barcelonën

Futboll

Deklarata më interesante e Messit për Barcelonën

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:36
Leo Messi

Pas fjalimit të tij në momentin e shpalljes së tij fitues i “Topit të Artë”, Lionel Messi foli pas ceremonisë edhe për mediat e pranishme në Francë, duke dhënë një deklaratë të fortë dashurie për Barcelonën, edhe pse ka një klauzolë në kontratë e cila e lejon të largohet në fund të sezonit.

Pyetjes nëse tifozët “blaugrana” duhet të jenë të sigurt se nuk do të largohet, Messi u përgjigj:

“Njerëzit më njohin dhe e dinë që nuk ka asnjë problem me këtë çështje. Ajo që ndiej për këtë klub tejkalon çdo nënshkrim, çfarëdo kontrate apo çfarëdo letre. Është diçka më shumë, dua të jem mirë ndërsa jam te Barça.”

Argjentinasi gjithashtu ka këmbëngulur: “Çmimet individuale nuk janë qëllimi im, gjithmonë e kam thënë dhe përsëritur, megjithatë mbetet një vlerësim shumë i madh për atë që përfaqëson (Topi i Artë). Është një gëzim i madh edhe për shokët e mi të skuadrës. Do të më pëlqente të fitoja edhe disa Champions, disa Copa América, përpara një çmimi tjetër individual. Është e veçantë sepse po më ndodh në një moment të bukur të jetës sime. Jam shumë i lumtur që po e ndaj me familjen time, është kënaqësi. Shpresoj të luaj edhe shumë vite, por po mbush 33 vjeç dhe kjo varet nga mënyra se si ndihem fizikisht. Sot, faleminderit Zotit që ndihem më mirë se kurrë, emocionalisht dhe fizikisht.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat