Agim Sopi është trajner i FC Feronikelit dhe do ta respektojë kontratën

Futboll

Agim Sopi është trajner i FC Feronikelit dhe do ta respektojë kontratën

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:37
Agim Sopi

FC Feronikeli ka konfirmuar që kryetrajneri, Agim Sopi do të vazhdojë të mbetet në klub dhe do ta respektojë kontratën që ka me klubin tanë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Këshilltari i Presidentit të klubit, Albert Bunjaku, i cili ka thënë që Sopi është shumë i përkushtuar dhe i lumtur në projektin që ka FC Feronikelit.

“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjällby që është në Ausenska. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit.

Sopi deri më tani ka fituar një trofe me FC Feronikelin, në ndeshjen ndaj Kosova Zurich, të cilët i mposhti për Supërkupën mbarëkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat