Ndryshimet drastike nga UEFA në Ligën e Kombeve, çka përfiton Kosova nga kjo?

Futboll

Ndryshimet drastike nga UEFA në Ligën e Kombeve, çka përfiton Kosova nga kjo?

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:52
Ndryshimet drastike nga UEFA në Ligën e Kombeve, çka përfiton Kosova nga kjo?

Federata evropiane e futbollit ka vendosur që nga edicioni i ardhshëm të bëj ndryshime të mëdha në sistemin garues të Ligës së Kombeve.

Edicioni 2020-21 do të filloj në shtator të vitit të ardhshëm. Kosova pasi vjet e fitoi Ligën D, në stinorin e ri do të bëj gara në Ligën C.

Por me ndryshimet që UEFA planifikon të bëj, edhe Azerbajxhani që ishte në grupin tonë e mbeti në vendin e dytë, pritet të ngjitet në Ligën C.

Liga A e përbërë nga 12 shtete do të rritet në 16, Liga B poashtu do të ketë 16 shtete. Liga C nga 15, vitin tjetër do të shtohet në 16 ekipe.

Ndërsa Liga D nga 16 shtete do të zvogëlohet në 7.

Pse përfiton Kosova në këtë rast?

Ngase Liga C do të ketë punë me kombëtarët më të dobëta të kësaj ligë, poashtu edhe me shtetet nga Liga D që përfitojnë ngritje nga ndryshimi i sistemit të garave.

UEFA ka vendosur që stinori 2020/21 i Ligës së Kombeve të shërbej edhe si mundësi e dytë për pak shtete që të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Gjithë këto ndryshime pritet të zyrtarizohen të mërkurën në mbledhjen e ardhshme që do ta mbajë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat