Berisha: Ballkani me meritë është në krye 

Futboll

Berisha: Ballkani me meritë është në krye 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:51
Visar Berisha

Ballkani nga Theranda është kampion vjeshtor i Kosovës. Klubi nga Theranda është befasia më e këndshme qoftë me organizim qoftë me tifozeri, veçmas me lojërat që  treguan nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi.

Image

Theranda jeton me rezultatet e jashtëzakonshme të klubit të futbollit Ballkani, klub që la pas vetes Gjilanin, Prishtinën, Dritën etj. Nga 17 ndeshje shënuan dhjetë fitore, katër barazime e pësuan tri humbje, me goldallim 26:13, duke mbledhur 34 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e dytë me 32 pikë, Drita e Prishtina kanë nga 31 etj.  

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, tha se është bërë një punë dhe janë arritur edhe rezultatet e lakmueshme. Të gjithë punuan për një dhe një për të gjithë, duke sjellë suksesin, titullin vjeshtor.

“Bota sot”: Ballkani befasoi të gjithë, kampion vjeshtor, a e kishit këtë besim para nisjes së edicionit?
Visar Berisha:
Kemi luajtur një kampionat shumë të mirë dhe kjo fal punës bashkëkohore si skuadër, organizimit profesionale dhe punës së palodhur të stafit. Kemi punuar për këto suksese ndoshta nuk e kemi pritur të jemi në krye por pas çdo loje erdhën rezultatet dhe me plot meritë jemi në krye të renditjes.

“Bota sot”: Si e sheh këtë edicion, a ka qenë shumë interesant e më të papritura?
Visar Berisha:
Në çdo vit Superliga ka ndryshime në aspekte të ndryshme pozitive si në organizim të klubeve po ashtu edhe në cilësi, andaj besoj që ky gjysmë kampionat ishte ndër më të mirët dhe me befasuesi deri me tani duke e parë ngritjen tonë si një befasi për të gjithë.

Prandaj e shoh si me interesantin ndoshta për vet pozitën tonë në tabelë, gjë që ka ardhur krejtësisht fal punës dhe karakterit si ekip dhe normalisht edhe gabimeve të kundërshtarëve të tjerë. Nuk besoj se ka shumë ndonjë te papritur përpos rënies të disa ekipeve si Feronikeli dhe Llapi. Unë besoj që nuk do të jemi si befasi të kampionatit sikurse është cilësuar nga shumë analist por do të punojmë dhe të jemi të përqendruar edhe në pranverë dhe ti shkojmë deri në fund kësaj gare.

“Bota sot”: Në luftë për titull janë Ballkani, Gjilani, Prishtina, Drita dhe Feronikeli, sipas jush cilat skuadra do të jeni në garën më të fortë?
Visar Berisha:
Do të jetë një garë e fortë, prandaj them që do të jetë një ndër kampionatet me interesante deri me tani. Unë mendoj se të gjitha këto ekipe që i ceke mund të jenë në garë për titull.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet dhe çka e dallon Ballkanin nga të tjerët?
Visar Berisha:
Që nga ardhja e presidentit Arsim Kabashi FC Ballkani lirisht mundemi të themi se është njëra ndër klubet më stabile sa i përket kushteve.  Ecurinë e deritanishme në klub, rezultatet përveç kushteve financiare e ka bërë edhe organizimi i mirë duke filluar nga presidenti i pakrahasueshëm me të tjerët, Arsim Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat