Në verën e 2018-ës, kur Lautaro Martinez sapo zbarkoi tek Inter dhe askush nuk e njihte, ka qenë një njëri që ka ditur lexojë të ardhmen. Juan Sebastian Veron, Brujita (Shtriga), një nga mesfushorët më të mirë të viteve Nëntëdhjetë dhe fillimit të viteve Dymijë, deklaroi:
"Demi, nëse do të përshtatet me ambientin italian, do të bëhet një kampion. E njoh mirë, e kam ndjekur për një kohë të gjatë dhe mund të them se ka cilësitë e duhura për të patur sukses. Gjëja e rëndësishme është që Inter-i të mos nxitohet".
Tani që procesi i rritjes duket i kompletuar, Veron nuk mund të mos jetë i lumtur. "Nuk jam unë magjistari, kjo duhet të jetë e qartë: është Lautaro që është i fortë. Ishte i tillë në Argjentinë dhe është edhe tani në Itali", ka thënë Veron për Gazzetta dello Sport.
- Çfarë ju ka befasuar më shumë nga ai?
"Personaliteti, pavarësisht se është vetëm 22 vjeç. Po t'i shikoni me vëmendje paraqitjet e tij, do të zbuloni se Lautaro bën shumë gjëra ".
- Çfarë sulmuesi është?
"Sigurisht nuk është një qendërsulmues klasik si Batistuta, por është një sulmues i kompletuar. Ka të gjitha cilësitë e duhura. Është i fortë teknikisht, i aftë me kokë dhe i shpejtë".
- Me ka do ta krahasonit?
"Nuk mund të krahasohet, sepse është një përzierje. Tek ai shikoj disa cilësi të Aguero-s, veçanërisht kur del përpara dhe shmang mbulimin për të pasuar; ka forcën e Batistuta-s, kur godet, dhe dinakërinë e Crespo-s në zonën e rreptësisë. Di të jetë në vendin e duhur në momentin e duhur".