Rrezikohen tri mungesa te Roma në prag të ndeshjes me Interin!

Futboll

Rrezikohen tri mungesa te Roma në prag të ndeshjes me Interin!

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:30
Edin Dzeko

Roma përgatitet për t'u përballur me ndeshjen e madhe të ditës së premte ndaj Interit. Në "San Siro" do të sfidohen zikaltërit e Antonio Contes, të parët në renditje, dhe verdhekuqtë e Fonsecas, aktualisht të katërtit -9 pikë nga kreu.

Trajneri i Romës duhet të bëjë llogaritë me të dëmtuarit teksa ka rinisur stërvitja në Trigoria: Kluivert,  që doli në minutën e 35' ndaj Verona, ka zhvilluar terapi. Futbollisti ka kontuzion.

Një grip ka lënë jashtë stërvitjes edhe Dzekon, ndërsa ende në bokse Pastore, që ka munguar si ndaj Brescias, ashtu edhe Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat