Nuhiu: Maqedoni-Kosovë mund të vijnë edhe nga Beogradi 

Futboll

Nuhiu: Maqedoni-Kosovë mund të vijnë edhe nga Beogradi 

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:34
Nuhiu: Maqedoni-Kosovë mund të vijnë edhe nga Beogradi 

Provokimi më i madh në ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mund të jetë se ka gjasë që të vijnë tifozë edhe nga Beogradi. Kështu paralajmëron, ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arben Nuhiu.

Në një prononcim për gazetën Lajm të Maqedonisë së Veriut, Nuhiu thotë se, pikërisht paralajmërimet për prani të madhe të tifozëve shqiptarë, bëjnë që Federata e Futbollit në Shkup akoma të mendohet për vendin se ku do të zhvillohet ndeshja, ndonëse UEFA tashmë ka miratuar stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Për t’u shmangur përplasjet e mundshme mes tifozërive ka zëra se ndeshja mund të spostohet në qytetin jug-lindor të Maqedonisë së Veriut, në Strumicë. Por, Nuhiu thotë stadiumi “Todor Proeski”në Shkup nuk duhet të vihet në diskutim.

Një arsye më tepër se kjo ndeshje duhet të zhvillohet në Shkup është edhe mundësia që ofron stadium “Todor Proeski” për aplikimin e sistemit Var. Arben Nuhiu ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova e sheh si të barabartë. Ndeshja e play-offit Maqedonia e Veriut-Kosova do të luhet më 26 mars të vitit 2020 me fillim prej orës 20:45 minuta.

Fituesi i kësaj ndeshje gjysmëfinale do të luaj në finale me 31 mars kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër ndërmjet Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë për kualifikim në Euro 2020.  Ndeshje që pritet me padurim, ko kombëtarja e Kosovës ka rastin e madh që të kualifikohet dhe pastaj të kërkojë kualifikim direkt ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë për në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat