U kritikua shumë për talljen ndaj Ronaldos, vjen edhe reagimi i Van Dijk

Futboll

U kritikua shumë për talljen ndaj Ronaldos, vjen edhe reagimi i Van Dijk

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:49
Ronaldo dhe Van Dijk

Nuk e fitoi çmimin ‘Topi i Artë’, por Virgil Van Dijk mbrëmë ishte në top mediat botërore, pas një deklarate që dha për Cristiano Ronaldon.

I pyetur nëse mungesa e Ronaldos në ceremoni do të thoshte se ai ka një konkurrent më pak, Virgil Van Dijk tha: “A ishte ai konkurrent”.

Kjo irritoi jashtëzakonisht shumë fansat e Ronaldos të cilët e gozhduan mbrojtësin fantastik të Liverpoolit.

Një nga personat që ka reaguar gjithashtu ishte edhe gazetari i njohur, Piers Morgan – i cili postoi deklaratën e Virgil me këtë mbishkrim:

“Jo, Cristiano është lojtar shumë më i mirë se ju, madje ju nuk jeni fare në nivelin e tij”, shkroi Morgan në Twitter.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Van Dijk, i cili i shkroi Morganit: “Përshëndetje Piers, nëse do të dëgjonit të gjithë intervistën, atëherë do të dinit se bëra shaka. Kam repsekt për të dy (Messi dhe Ronaldo)”, tha Van Dijk.

Kujtojmë se Messi fitoi Topin e Artë, ndërsa Van Dijk u rendit si i dyti, ndërsa Ronaldo si i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat