Ish-trajneri i Milanit kandidat për stolin e Napolit

Futboll

Ish-trajneri i Milanit kandidat për stolin e Napolit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:10
Carlo Ancelotti

Napoli nuk po e ngre kokën. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka tetë javë pa fituar, kështu që të gjithë gishtat janë drejtuar tek ai, i cili tani raportohet se mund të zëvendësohet nga Gennaro Gattuso.

Napoli aktualisht ndodhet në vend të shtatë të renditjes së Serie A, një pozicion i cili do t’i linte jashtë çdo kompeticioni europian, 16 pikë larg Juves dhe 17 larg Interit.

Kjo është arsyeja pse Ancelotti mund të shkarkohet nga puna nëse nuk arrin të fitojë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Udinese-s në shtëpi dhe ndaj Genk në Champions League, këtë e raporton La Gazzetta dello Sport.

Presidenti De Laurentiis po konsideron seriozisht Gattuso-n si pasardhësin e veteranit të stolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat