Mourinho: "Do të gënjeja nëse them se nuk kemi folur për ata!”

Futboll

Mourinho: "Do të gënjeja nëse them se nuk kemi folur për ata!”

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 00:20
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka folur së fundmi edhe në lidhje me merkaton, duke pranuar se ka nisur bisedimet me krerët e klubit për rinovimin e disa prej yjeve të ekipit.

“Nuk do të flas për çdo futbollist dhe situatën e tyre kontraktuale, por nëse them se nuk kam folur me presidentin për të ardhmen e Eriksen, Alderweireld dhe Vertonghen, atëherë do të gënjeja”.

“Po flas me presidentin në lidhje me këtë çështje dhe gjithashtu po komunikoj edhe me futbollistët, por nuk ju tregoj se për çfarë. E rëndësishme është se po flasim për profesionistë të mëdhenj dhe që kanë dëshirën të luajnë, madje duke harruar edhe situatat e tyre kontraktuale. Kam besim te këta djem, sepse kanë dëshmuar gjithmonë lidhje të fortë”, përfundoi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat