Herolind Shala futet në formacionin e vitit në Norvegji

Futboll

Herolind Shala futet në formacionin e vitit në Norvegji

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 06:01
Herolind Shala

Herolind Shala është përfshirë në formacionin e vitit në elitën e futbollit norvegjez.

Kampionati i Norvegjisë ka përfunduar këtë fundjavë, teksa Molden është shpallur kampion për herë të katërt në histori të klubit.

Sezoni që shkoi ka qenë i mirë edhe për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala.

27 vjeçari që është pjesë e Valerenga ka mbyllur sezonin me 21 paraqitje dhe gjashtë gola të shënuara.

E mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Norvegji nga gazeta më e madhe në Norvegji, VG.no.

Në Norvegji luajnë edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë, si Elbasan Rashani, Liridon Kalludra, Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat