Feronikeli me përforcime

Futboll

Feronikeli me përforcime

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:44
Feronikeli me përforcime

Pas një interesimi të gjatë dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, Feronikeli ka arritur të marrë në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar. 

Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullajn. Të dy lojtarër bëhen na janar zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Drenasi. Ata kanë pranuar që tani të nënshkruajnë kontratë më Feronikelin.

Kristi Kullaj (20 vjeç) ishte futbollist te skuadra e të rinjve në KSC Lokeren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullajt është mesfushor ofensiv. Ai është i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qendror.

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes. Ishte pjesë e grupmoshave të Feyenoordit U-17, U-18 e U -19.

Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka Presidentin, Naser Ramaj. Po ashtu, edhe kryetrajneri Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për t’i pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë. Kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme gjatë janarit, pasi që skuadra do të sjell edhe risi tjera në ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat