Dobrivoja me të pranishmit ende e vajton përjashtimin e asaj Jugosllavie për 24 orë

Futboll

Dobrivoja me të pranishmit ende e vajton përjashtimin e asaj Jugosllavie për 24 orë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:03
Dobrivoja me të pranishmit ende e vajton përjashtimin e asaj Jugosllavie për 24 orë

Serbia nuk mund ta shlyejë nga kujtesa ende goditjen që mori në fillim të viteve të 90-ta, kur u përjashtua një farë Jugosllavie nga të gjitha sportet, për shkak të luftërave dhe agresionit serb në Bosnjë dhe Kroaci.

Serbia pushtuese kishte marr një flakaresh të madh atëkohë, ku ajo farë Jugosllavie atëbotë (1992) përbëhej nga Serbia, Mali i Zi dhe Vojvodina, ndërsa Kosova, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia ishin tërhequr nga kjo federatë.    

Ish presidenti i FC Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dobrivoje Tanasijeviq, i njohur si Dan Tana, ka pasur një tubim në amfiteatrin në Beograd, i organizuar nga Qendra për Bashkëpunim Rajonal Studentor, duke u përqendruar në statusin juridik të lojtarëve profesionistë të futbollit. 

Tanasijeviq ende i sillet në kokë dhe i dhemb në shpirt se si për 24 orë ishte përjashtuar Jugosllavia nga UEFA dhe FIFA, falë Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s dhe Presidentëve të Federatës së Kroacisë dhe Sllovenisë.

Po pse nuk e tha Dobrivoja arsyen pse u përjashtua ajo farë Jugosllavie dhe pse nuk kërkojë falje për krimet që bënë serbët ndaj kombeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat