Në prioritet rinovimi me Carlos Soler

Futboll

Në prioritet rinovimi me Carlos Soler

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:21
Në prioritet rinovimi me Carlos Soler

Drejtuesit e Valencias e kanë rikthyer në prioritet rinovimin me Carlos Soler, i cili po tregon prej 2 sezonesh një rritje impresionuese si lojtar. Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interesim shumë ekipe të rëndësishme, ndërsa dëshira e mesfushorit është të qëndrojë ende në “Mestalla”, aty ku dhe është rritur si lojtar.

Duke parë edhe dëshirën e Soler, drejtuesit janë optimistë për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2021, por ende nuk ka një akord mes palëve.

Gjithashtu për Soler mendohet një klauzolë largimi të paktën 70 milionë euro, për të cilën ende nuk ka dhënë miratim ,menaxheri i I lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat