Zvicerani flet për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Zvicerani flet për shqiptarin e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Zvicerani flet për shqiptarin e Kosovës

Futbollisti Edon Zhegrova ka qenë duke luajtur në rrugët e Prishtinës deri në moshën 12-vjeçare, por më pas ai e realizoi ëndrrën e tij duke shkruar në Milano për prova te klubi i Milanit.Java e kaluar nisi keq për Edon Zhegrovën.

Në vend se ai të udhëtonte me skuadrën e Baselit në Rusi për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Krasnodarit, ai u detyrua të mbetet në Zvicër, shkruan mediumi zviceran Blick.E gjithë kjo për shkak se Rusia nuk e ka njohur Kosovën, dhe 20-vjeçarit iu kërkua të shkonte në Beograd për të aplikuar për vizë, gjë të cilën e refuzoi Zhegrova.

“Unë nuk e dëshirova këtë. Ju e dini situatën”, ka thënë Zhegrova.Prindërit e Edonit ikën nga Kosova para se ai të lindte për shkak të luftës, derisa ai ka lindur në Herford të Gjermanisë, derisa dy vite pas përfundimit të luftës, ai kthehet në Prishtinë.Së fundmi në fundjavë, Edon Zhegrova tregoi potencialin e tij duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 3:0 të Baselit kundër Young Boys.I bindur se një ditë do ta arrinte këtë fazë ishte edhe trajneri i Kosovës Bernard Challandes.

Në një intervistë me ‘Blick’, Challandes ka vetëm fjalë të mëdha për Zhegrovën.“Në futbollin modern, futbollistët ofanziv kanë nevojë edhe për detyra defanzive”, ka thënë Challandes.“Nuk ishte e lehtë për të në fillim, por Zhegrova ka treguar durim dhe tani ai po shpërblehet”, vlerësoi trajneri zviceran.

“Zhegrova është integruar mirë në skuadër dhe po bën gjëra të mira në fushë.

Është e rëndësishme që tani ai të mbetet modest”, shtoi Challandes në mes të tjerash.Zhegrova është vetëm i huazuar te Baseli nga Genk deri në verën e vitit të ardhshëm, por që mundësitë janë që klubi nga ‘St Jakob Park’ ta blejë përfundimisht atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat