Komplet mesfusha e Interit në spital, Conte në alarm para derbit me Romën

Futboll

Komplet mesfusha e Interit në spital, Conte në alarm para derbit me Romën

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Për të pasur më shumë qartësi për gjendjen e tij fizike, Stefano Sensi shkoi në Mynih për një konsultë mjekësore.

Sipas asaj që doli nga raporti, i cili konfirmoi problemin muskulor në kofshën e djathtë, mesfushori i Interit do të mungojë deri me 5 janar.

Të premten ‘Nerazzurrët’ do të kenë një sfidë tjetër të rëndësishme kundër Romës, por Sensi tashmë zyrtarizohet si mungesë për Conten.

Skuadra e Interit do të hyjë në këtë duel me mungesa të shumta në mesfushë, pasi Sensi, Barella dhe Gagliardini do të jenë jashtë fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat