Skena të frikshme

Futboll

Skena të frikshme

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:27
Skena të frikshme

Një situatë vërtet e rrallë ishte ajo që ndodhi te Bordeaux-Nimes, ndeshje që u luajt në “Ligue 1”.

Në minutën e 10 të takimit, është ndërprerë gjithçka pasi disa tifozë kanë hyrë në fushë.

Ata kanë kërkur largimin e presidentit Longuepe, me kulmin e zemërimit që kishte mbërritur pasi nuk iu lejua nga klubi një banderolë në stadium.

Pavarësisht ndërhyrjes së lojtarëve për të qetësuar gjakrat, ishte e pamundur.

Pas 20 minutash përpjekje dhe ndalese të lojës, tifozëve iu lejua një banderolë që kishte paksa përmbajtje me karakter fyes, por loja vazhdoi normalisht.

Lojtarët e Bordeaux kanë marrë forcë nga ky moment dhe fituan me shifrat 6-0, ndërsa aktualisht gjenden në vendin e tretë të kampionatit francez dhe kjo e bën edhe më të paqartë përplasjen që kanë tifozët me presidentin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat