Alarm për bombë në stadium

Futboll

Alarm për bombë në stadium

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:39
Alarm për bombë në stadium

Momente paniku ka pasur ditën e sotme në Buenos Aires, ose më saktë në stadiumin e skuadrës argjentinase River Plate.

Policia argjentinase kishte marrë një telefonatë ku thuhej: “Kam vënë një bombë në stadium”. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje policinë, e cila evakuoi menjëherë zonën, duke bërë kontrolle të imtësishme.

Pas shumë kontrolleve policia nuk gjeti asnjë bombë, por zbuloi të vërtetën. Kjo telefonatë ishte bërë nga një student, i cili kishte një provim në shkollë dhe dëshironte që ta shtynte atë pasi ishte i papërgatitur.

Si përfundim djali ia arriti qëllimit që provimi të shtyhej, dhe pasi u zbulua e vërteta u rikthye edhe qetësia te njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat