Ibrahimoviqi konfirmon rikthimin në Serie A

Futboll

Ibrahimoviqi konfirmon rikthimin në Serie A

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:52
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq e ka bërë të qartë se karrierën si futbollist do ta vazhdojë në Itali.

Sulmuesi, pas largimit nga LA Galaxy, ka qenë i lidhur me klube si Milani, Napoli, Bologna dhe Roma.

“Do të bashkohem me një klub që dëshiron të kthehet te fitoret, që dëshiron ta rinovojë historinë dhe të luftojë në beteja të reja kundër të gjithëve. Kjo është mundësia e vetme që të gjej sërish motiv dhe do të befasoheni edhe ju. Shihemi së shpejti në Itali”, ka thënë Ibraimoviq.

Për sulmuesin shtatlartë, interesim të vazhdueshëm ka shprehur ish-skuadra e tij Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat