Xherdan Shaqiri shpërthen me gol, Liverpooli nuk ndalet

Futboll

Xherdan Shaqiri shpërthen me gol, Liverpooli nuk ndalet

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:08
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Liverpooli nuk ndalet në Premier League. Ata shënojnë fitore të madhe me 5:2 ndaj Evertonit. Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, pas një kohe rikthehet me sukses pas lëndimit dhe shënon për Liverpoolin. Liverpooli tregoi fuqinë ndaj rivalit vendas, sidomon në pjesën e parë.

Në minutën e 6-të, Divock Origi shënon për 1:0, ndërsa në atë të 17-tën Xherdan Shaqiri për bukuri del në pozitë ideale dhe nga afërsia shënon për 2:0. Në minutën e 21-të Michael Keane ngushton rezultatin por pas dhjetë minutave sërish realizon Origi për 3:1. Në minutën e 45-të Sadio Mane thellon epërsinë në 4:1 por pas pak Richarlison ngushton rezultatin në 4:2.

Në minutën e fundit Georginio Ëijnaldum thellon fitoren në 5:2. Tri pikë të mëdha për Liverpoolin e trajnerit Jurgen Klopp. Shaqiri luajti tërë takimin dhe dha maksimumin.

Ndeshja është shikuar nga 53094 shikues. Pas javës së 15-të në Premier League Liverpooli udhëheq me 43 pikë apo ka 14 fitore e 1 barazim, 8 pikë më shumë se Leicester City në vend të dytë, kurse Evertoni është i 18-ti me 14.

Image
Pamje nga festimi i golit

Xherdan Shaqiri shpërthen me gol, Liverpooli në epërsi 

Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, pas një kohe rikthehet me sukses pas lëndimit, shënon për Liverpoolin.

Liverpooli avancon me 4:2 kundër Evertonit. Liverpooli po tregon fuqinë ndaj rivalit vendas. Në minutën e 6-të, Origi shënon për 1:0, ndërsa në atë të 17-tën

Xherdan Shaqiri për bukuri del në pozitë ideale dhe nga afërsia shënon për 2:0. Në minutën e 21-të Keane ngushton rezultatin por pas dhjetë minutave sërish realizon Origi për 3:1.

Në minutën e 45-të Mane thellon epërsinë në 4:1 por pas pak Richarlison ngushton rezultatin në 4:2 në pjesën e parë.

***

Image

 

Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, pas një kohe rikthehet me sukses pas lëndimit, shënon për Liverpoolin.

Liverpooli avancon me 4:1 kundër Evertonit. Liverpooli po tregon fuqinë ndaj rivalit vendas.

Shaqiri shënon gol - ylli shqiptar rikthehet në fushë fuqishëm

Liverpool e ka shtuar në 2:0 epërsinë ndaj rivalit të përbetuar, Evertonit, ndërsa autor i golit të dytë është Xherdan Shaqiri, i cili pas një kohe të gjatë sonte është në përbërjen e parë të “Të Kuqve”.

Shaqiri shënoi pas asistimit të mrekullueshëm nga Sadio Mane.

Ja goli:

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat