Chelsea u rikthehet fitoreve, në ‘Stamford Bridge’ bie Aston Villa

Futboll

Chelsea u rikthehet fitoreve, në ‘Stamford Bridge’ bie Aston Villa

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:48
Chelsea

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas dy humjeve në dy ndeshjet e fundit.

‘Blutë’ kanë mposhtur në ‘Stamford Bridge’ skuadrën e Aston Villas, me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Tammy Abraham në minutën e 24’, u përkujdes për epërsinë e parë të Chelsea në këtë sfidë.

Egjiptiani Trezeguet në minutën e 47’, barazoi në 1:1 rezultatin.

Në pjesën e dytë, erdhi goli i fitores për Chelsea, i shënuar nga Mason Mount.

Me këtë fitore, Chelsea forcohet në pozitën e katërt me 29 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat