Manchester United e njofton Mourinhon me humbje pas rikthimit në Ligën Premiere

Futboll

Manchester United e njofton Mourinhon me humbje pas rikthimit në Ligën Premiere

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Jose Mourinho ka shijuar humbjen e parë si trajner i Tottenham Hotspur, duke u mposhtur 2:1 në ‘Old Trafford’ nga Manchester United.

Marcus Rashford në minutën e 6-të me një gol të bukur, i dha epërsinë 1:0 ‘Djajve të Kuq’.

Në minutën e 39-të, Dele Alli barazoi rezultatin për të shkuar me barazim 1:1 të dy skuadrat në pushimin e pjesës së parë.

Heroi i Manchester United në këtë derbi doli të jetë Marcus Rashford, që me të filluar pjesa e dytë, shënoi edhe njëherë, tani nga penalltia, për 2:1.

Me këtë fitore Manchester United numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e 6-të, ndërsa Tottenham me 20 pikë në pozitën e 8-të.

Me të njëjtin rezultat (2:1) ka fituar edhe Chelsea ndaj Aston Villas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat