Manchester United interesohet për yllin suedez

Futboll

Manchester United interesohet për yllin suedez

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:52
Dejan Kulusevski

Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë prej 21 milion paundësh për mesfushorin e Atalantës, Dejan Kulusevski.

Suedezi aktualisht është në huazim tek skuadra e Parma, mirëpo paraqitjet e mira të tij, kanë bërë që interesimi për të rritet nga skuadrat evropiane.

Për 19 vjeçarin, interesim kanë shprehur edhe Liverpooli si dhe dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus.

Kampioni i Evropës, Liverpooli ka dërguar skautët për të parë nga afër, Kulusevskin, por thuhet se drejtuesit e Manchester Unitedit që kanë bërë kontaktet e para me agjentin e lojtarin,

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Djajtë e Kuq kanë ofruar rreth 21 milion paundësh për yllin suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat