Një detaj që i shtyri edhe mediat serbe të merren me Xherdan Shaqirin

Futboll

Një detaj që i shtyri edhe mediat serbe të merren me Xherdan Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:31
Një detaj që i shtyri edhe mediat serbe të merren me Xherdan Shaqirin

Kur shënon Xherdan Shaqiri edhe mediat serbe hallakaten nga inati sepse ende e kanë të freskët golin nokautues të tij të vitit 2018 pikërisht me 22 qershor në Kaliningrad kur Zvicra e mposhti me 2:1 Serbinë në kuadër të grupit për Kampionatin Botëror  - “Rusia 2018”.  

“Futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Shaqiri është shfaqur në derbin e vendas me një imazh të ri”, shkruan “Kuriri” serb dhe që merret edhe me mbjelljen e flokëve të Shaqës. 

“Anëtari i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare nuk ishte në ekip për një kohë, kështu që ndryshimi i tij i befasoi të gjithë.

Tifozët filluan të tallen me futbollistin me origjinë nga Gjilani për pamjen e re, me disa që komentuan se Shaqiri mungonte jo për dëmtim, por për të rregulluar flokët”, kështu shkruan mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat