Klopp: Të gjithë golat ishin të pabesueshëm

Futboll

Klopp: Të gjithë golat ishin të pabesueshëm

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:56
Klopp: Të gjithë golat ishin të pabesueshëm

“Të gjithë golat ishin të pabesueshëm, të shkëlqyer. Pasime fantastike. Na duheshin këmbë të freskëta, prandaj bëmë 5 ndryshime”, tha Jyrgen Klop pas fitores.

“E shijova shumë, kishte pjesë futbolli fantastike. Ajo që djemtë bënë, ishte e pabesueshme. Golat e Origit, pasimet e Manesë, gjithçka bëri Shaqiri, Lalana ishte kudo”, shtoi tekniku gjerman, i cili ndalet të komentojë edhe rekordin e 32 ndeshjeve pa humbje në kampionat:

“Unë do të doja që kjo shifër të ishte për një sezon. Kjo do të ishte e shkëlqyer. Sezonin e shkuar ne bëmë thuajse 38 ndeshje pa humbje, por nuk mjaftoi. Është një numër i bukur, por nuk jam i interesuar për të. Mua nuk më kujtohet asnjë ndeshje nga 100 që ne nuk duhet të kishim fituar. Të gjitha këto fitore janë të nevojshme.

Është një nisje e mirë, një start perfekt. Tani do të flemë dy net, ndoshta tri dhe pastaj do të luajmë kundër Bornmëthit. Jam shumë i kënaqur”, përfundoi tekniku i “Reds”-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat