Katastrofë për Realin, pa dy superlojtarët për El Clasicon

Futboll

Katastrofë për Realin, pa dy superlojtarët për El Clasicon

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:13
Reali i Madridi

Për shkak të trazirave në Kataloni, ndeshja e El Clasicos, e paraparë të zhvillohet muajin e kaluar u shtyrë për 18 dhjetor.

Por kjo shtyrje do të ketë pasoja te Real Madridi pas dy javësh.

Mbretërit në këtë ndeshje mund të paraqiten pa dy futbollistë shumë të rëndësishëm, Eden Hazardi dhe Marcelo.

Belgu pritet të mungojë pas një lëndimi, por edhe braziliani ka pësuar një lëndim muskulor.

Ai do të mungojë në dy ndeshjet e radhës (kundër Espanyolit dhe Valencias) dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës.

“Pas testeve të bëra te lojtari ynë Marcelo nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në soleusin e majtë. Në pritje të përmirësimeve”, thuhet në komunikatën e klubit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat