U hodh shorti për rrethin e dytë të kupës në futsall 

Futboll

U hodh shorti për rrethin e dytë të kupës në futsall 

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:28
U hodh shorti për rrethin e dytë të kupës në futsall 

Sot në zyrat e futsallit në prani të koordinatorit, Rinor Havolli, kryetarit të Komisionit të futsallit, Rasim Gimolli, anëtarëve Agim Avdyli e Hysni Gjinovci dhe përfaqësuesve të klubeve është hedhur shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futsall, ndeshje të cilat do të zhvillohen më 14 e 15 dhjetor.

Në bazë të shortit të tërhequr dolën këto çifte në rrethin e dytë:

Juniku-Prizreni ose Vjeshta
Malisheva ose Liqeni – Mabetex Prishtina
Liburni – Drenica T
Kfs Rahoveci – Jetoni F
Prishtina 01 – Kastrioti
Vitia – Peja F
Besa – BB Llapi
Letaj – Rahoveci 2019

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat