Messi sqaron votat e tij për Topin e Artë - Bota Sot
Messi sqaron votat e tij për Topin e Artë

Futboll

Messi sqaron votat e tij për Topin e Artë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:34
Messi dhe Mane

Lionel Messi ka thënë se Sadio Mane, të cilin ai e votoi si opsion të parë për ta fituar Topin e Artë 2019, ishte shumë i pafat që mbeti i katërti në garën për këtë çmim, pas argjentinasit, Virgil van Dijkut dhe Cristiano Ronaldos.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, u shpërblye me Topin e Artë, që i dorëzohet lojtarit që vlerësohet si më i miri në planet gjatë vitit 2019. Ai e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, ndërsa Van Dijku mbeti i dyti në garë.

Mbrojtësi i Liverpoolit gjithashtu e humbi çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA, pasi që Messi e fitoi edhe këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.

Arritjet e Liverpoolit gjatë 12 muajve të fundit kanë bërë që futbollistët e këtij klubi anglez të jenë në qendër të vëmendjes kur vjen fjala edhe te çmimet individuale që janë ndarë për lojtarët.

Messi është njëri ndër personat që i kanë vlerësuar lojtarët e Liverpoolit, duke e veçuar Sadio Manen. Këtë gjë e bëri të qartë kur u pyet për votat e tij për Topin e Artë nga Canal+ Sport Africa.

“Është një fatkeqësi që Mane përfundoi në vendin e katërt. Por, mendoj se ka pasur shumë lojtarë të mrekullueshëm këtë vit. Për këtë arsye ishte e vështirë ta zgjidhje një lojtar të vetëm”, ka thënë Messi.

“Por, unë e zgjodha Sadio Manen pasi që ai është një lojtar që më pëlqen me të vërtetë shumë”.

“Mane ka arritur gjëra të mrekullueshëm këtë vit, që ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë skuadrën e Liverpoolit. Për këtë arsye e zgjodha atë”.

“E përsëris, ka pasur shumë lojtarë me të vërtetë të mrekullueshëm këtë vit, kështu që ka qenë e vështirë të zgjedhësh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat