Kosova mund të jetë në një grup me Shqipërinë

Futboll

Kosova mund të jetë në një grup me Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:00
Kosova mund të jetë në një grup me Shqipërinë

Janë bërë të ditura sot edhe vazot e Ligës së Kombeve, për sezonin 2020/2021.

Kosova nga edicioni i radhës do të luajë në Ligën C, dhe do të jetë pjesë e vazos së dytë, ndryshe nga herët e kaluara që ishte në vazon e fundit, pra të katërt.

Kështu, Kosova në këtë edicion të Ligës së Kombeve, do të ketë një kundërshtarë më të fortë që vjen nga vazo 1, kurse dy kundërshtarët tjerë priten të jenë të nivelit më të dobët, duke theksuar, vetëm në letër.

E nga vazo 1, Kosova si kundërshtar mund ta ketë Shqipërinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Shorti për edicionin e ri të kësaj gare do të hidhet me 3 mars 2020 në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat