Shkarkohet

Futboll

Shkarkohet

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:02
Bert van Marwijk

Bert van Marwijk nuk është më trajneri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

67-vjeçari mbyll para kohe aventurën me këtë kombëtare, e cila zgjati vetëm 8 muaj, teksa federata e këtij vendi bëri të ditur shkarkimin pas rezultateve të dobëta në Kupën e Vendeve Arabe.

Trajneri holandez nuk arriti ta kualifikonte ekipin përtej fazës së grupeve dhe humbja në ndeshjen e fundit në grup 4-2 me Katarin i vendosi edhe kapakun aventurës së tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë kanë objektivin tjetër për t’u kualifikuar në fazën e dytë të eliminatoreve për Kupën e Botës dhe kanë nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e van Marwijk në stol. Kujtojmë që me këtë trajner në stol, Holanda arriti deri në finalen e Botërorit “Afrikë e Jugut 2010”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat