Larg Parisit

Futboll

Larg Parisit

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:26
Larg Parisit

E ardhmja e Thiago Silvës mbetet ende mister. Mbrojtësi brazilian vijon të lëshojë deklarata dashurie për Paris Saint Germain, ndërsa drejtuesit e klubit francez ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që lojtari dëshiron.

Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasaray-t, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen perfekte në merkato madje, që në Janar.

35-vjeçari dëshiron të qëndrojë ende në Europë, mundësisht në Paris, por këta të fundit e shikojnë ndryshe ndaj dhe rrugët pritet të ndahen verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat