Akuzoi Skënderbeun për trukime, ish-futbollisti dënohet me burg për drogë dhe armë!

Futboll

Akuzoi Skënderbeun për trukime, ish-futbollisti dënohet me burg për drogë dhe armë!

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:31
Sanel Kuljic

Sanel Kuljic ka qenë një ish-futbollist austriak i cili u bë i famshëm sidomos pasi do të akuzonte klubin shqiptar të Skënderbeut për pjesëmarrje në trukime dhe madje shkoi edhe më tej duke thënë se Ardjan Takaj, presidenti i klubit korçar, e kishte akuzuar dhe kërcënuar privatisht.

Ditën e enjte është gjykuar në Vjenë dhe pasi i janë gjetur 80 gramë kokainë dhe armë pa leje, është dënuar me 12 muaj burg, pra 1 vit! 42-vjeçari ka pranuar gjithçka dhe ka shpërthyer në lot më pas, duke kërkuar që të ketë një jetë dhe se ka gabuar.

Ai u arrestua në shtator të këtij viti pasi iu gjet drogë dhe armë që mbante pa leje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat