Ylli i Real Madrid ka refuzuar që të transferohet në formë huazimi gjatë janarit.
Brahim Diaz, i cili dikur mbronte ngjyrat e Manchester City, ka refuzuar të shkojë tek Getafe, në formë huazimi, bën të ditur ‘Onda Cero’.
20 vjeçari ka hasur në vështirësi që të gjej minutat e tij që kur erdhi tek ‘Los Blancos’, nga Manchester City, janarin e kaluar.
Getafe i kanë ofruar atij shansin që të fitojë minuta futbolli me skuadrën e parë, por Diaz nuk preferon një lëvizje të tillë.
Duket se lojtari do të luftojë me të gjitha forcat që të fitojë një pozitë tek Real Madrid.