Futbollisti shqiptar ndryshon ekip, nënshkruan me Nice

Futboll

Futbollisti shqiptar ndryshon ekip, nënshkruan me Nice

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:00
Riza Durmishi

Lazio dhe Igli Tare kanë mbyllur një operacion të vështirë. Futbollisti shqiptar Riza Durmishi që nuk ia doli të tregonte veten në Olimpico ka menduar të ndryshojë destinacion. Mbrojtësi që ka zgjedhur kombëtaren e Danimarkës është huazuar te Nice. Ai do t'i bashkohet skuadrës franceze që nga janari. 

25-vjeçari ka nisur stërvitjen me klubin francez, pasi do të mundohet të gjejë vend në formacionin e francezëve. Mbrojtësi i krahut të majtë i është bashkuar ekipit të trajnerit Patrick Vieira dhe do të mbrojë ngjyrat kuqezi nga janari. 

Marrëveshja do të jetë në huazim me të drejtë blerje. Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar. Durmishi ka luajtur në Itali dhe në sezonin e fundit zbriti vetëm 19 ndeshje në fushë, ndërsa kaloi dy sezone të suksesshme te Betis. Karriera e tij u ngrit te Bondby. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat